
Qeveria ka sfiduar sërish Kushtetuesen, pas rastit të mandatit të Xhaçkës, ku refuzoi vendimin e Gjykatës. Igor Kokunov u ekstradua pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullim të procesit. Kjo është hera e dytë që qeveria refuzon Kushtetuesen.
Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u theksua se janë kushtet që imponojnë pezullimi e përkohshëm të kësaj procedure, ndërsa Kokunov vijon të qëndrojë në izolim.
60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, refuzonte prej kohësh ekstradimin drejt Rusisë.
Kokunov, i cili është në kërkim për 30 vrasje, kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta. Vepra penale për të cilën akuzohet Igor Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg. Ai akuzohet për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.
Lini një Përgjigje