TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 15:58

"Kjo nuk është mosbindje", Andoni: Opozita po bën manifestime, jo protesta

Shkruar nga Pamfleti

"Kjo nuk është mosbindje", Andoni: Opozita po bën

Analisti Ben Andoni ka komentuar protestën e djeshme të opozitës. Ai tha se kjo që po bën opozita nuk është mosbindje civile, por manifestim.

“Dje ishte një manifestim i mirë, ai që bënë në Strasburg ishte edhe më i mirë”, tha Andoni për “News 24”.

Andoni u shpreh se sot shqiptarët po vuajnë pasojat e politikës.

“Inceneratorët duhet të merrnin përgjigje parciale, kjo tregon se kemi një selektivitet nga SPAK. Por çfarë shikojmë në anën tjetër? Shikojmë se ky sistem drejtësie u miratua nga të dyja palët, u bëtë bashkë me 140 vota për këtë drejtësi”, tha Andoni.

Ai u shpreh se opozita aktuale nuk mund të pretendojë që përfaqëson shqiptarët që janë në opozitë me Edi Ramën.

“Ndaj duhej të ishte ulur pragu për partitë e reja, për alternativat e reja. Mund të them se PD dhe PS nuk përfaqëson më të gjithë shqiptarët, mua përshembull nuk më përfaqësojnë këto parti”, u shpreh Andoni.

Lini një Përgjigje