
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka komentuar protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë. Ai ka ironizuar duke thënë se qytetarët që morën pjesë në protestë ishin shumë të kujdesshëm.
Prençi shtoi se opozita proteston kur Kryeministri ikën në shtëpi dhe gjysma e njerëzve nisin të pjekin gështenjat.
Ai shprehet se nëse duan mosbindje civile, të bllokojnë Tiranën për 5 ditë dhe të paralizojnë lëvizjet nga ora 7 e mëngjesit.
“Po të kishin shpalosur protestën e mosbindjes civile, protesta do të ishte bërë në orën 07:00 dhe jo në orën 17:00. Opozita është në veprime sporadike jo në mosbindje civile. Nëse do të kishte mosbindje civile, le ta bllokojnë Tiranën për 5 ditë, ta nisin protestën në orën 7 të mëngjesit, të paralizojnë lëvizjen dhe funksionimin e gjithçkaje dhe do e shikoni që Kryeministri do të ulet me opozitën në sheshin Skënderbej, për të zgjidhur problemin”, tha Prençi.
Ish-drejtuesi shtoi se protesta më e egër, e sjelljes së protestuesve ndaj Policisë ishte ajo e 21 janarit 2011, ku vërtet pati viktima, por kemi edhe policë të sakatuar, që sot janë invalidë.
Lini një Përgjigje