TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 14:37

Babai plagosi të birin në Maliq, flasin banorët e fshatit: Djali i mirë sa s’ka, është fëmijë i vetëm!

Shkruar nga Pamfleti

Babai plagosi të birin në Maliq, flasin banorët e fshatit: Djali

Të tjera dëshmi kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Maliq, ku babai plagosi me thikë djalin 15-vjeçar pas një konflikti mes tyre.

Banorët e fshatit shprehen se që familja ishte e rregullt. Prindërit e 15-vjeçarit punonin në bujqësi, ndërsa i mituri ishte fëmija i vetëm i çiftit i cili vazhdonte studimet në Shkollën Profesionale Bujqësore në Korçë.

Fqinjët nuk i njohin si familje problematike. Autori i plagosjes Shpëtim Çuka njihej nga banorët si person pa probleme. Po ashtu edhe 15-vjeçari ishte  fëmijë që shkonte rregullisht në shkollë dhe kishte rezultate të mira.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, xhaxhai i 15-vjeçarit tregoi shkakun e konfliktit mes tyre si dhe gjendjen e adoleshentit.

“Sot më thanë për ngjarjen. Nipi u zu me të atin për një telefon. 15-vjeçari shikonte Tik Tok dhe i ati ia theu telefonin. Djali sot nuk shkoi në shkollë.  Nipi është në spital. Më thanë i ati e ka plagosur ne thikë afër veshkave. I ati ankohej për djalin. Ai i jepte lek për në shkollë të birit“.-tha ai. 

Lini një Përgjigje