TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2024, 19:01

U arrestua në Shqipëri, Kushtetuesja pezullon ekstradimin e rusit Igor Kukunov

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua në Shqipëri, Kushtetuesja pezullon ekstradimin e rusit Igor
Igor Kukunov

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar pezullimin e ekstradimit të shtetasit rus Igor Kukunov drejt Rusisë.

Sipas vendimit të gjykatës, procedurat e ekstradimit do të pezullohen deri në një vendimmarrje të dytë.

Por avokati i tij Isuf Shehu, konfirmon se Policia e Shtetit ka shoqëruar Kukunov drejt Rinasit dhe pritet të kryejnë ekstradimin e tij me firmën e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Igor Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokatëve, kërkimi i Kukunov është firmosur nga zv.prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur “non grata” nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Rusi Kokunov u ndalua në Muriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar, edhe pse më herët kishte udhëtuar në Gjermani dhe Mal të Zi.

Lini një Përgjigje