
Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku humbën jetën dy persona ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Lubonja tha se këtë “film” e shohim shpesh në rrugët e Shqipërisë. Ai u shpreh se nëpër rrugë lahen hesapet e bandave kriminale dhe sipas tij këto ngjarje cilësohet si normale, pasi nuk na vijnë në shtëpi.
Analisti thekson se ngjarjet e rënda nuk duhet të kalohen lehtë, pasi nesër mund të na vijnë në derë të shtëpisë.
“Ky është “film” që e shohim shpesh nëpër rrugët e Shqipërisë. Duhet të trondisë opinionin ngjarja, por jemi mësuar dhe na duken gati normale. “E kalojmë” ngjarjen sepse nuk na ka ardhur në shtëpinë tonë e keqja. Shumë të rinj i kanë hyrë rrugës së krimit dhe lajnë hesapet me njëri-tjetrin.
Në Europë, shqiptarët janë të njohur për kriminalitet. Është normale larja e hesapeve edhe në Shqipëri. E përdorin vendin tonë për larjen e hesapeve, për shkak se e kanë më lehtë këtë punë”, shprehet Lubonja për “News 24”.
Lini një Përgjigje