TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 15:42

Pse u lirua Vangjush Dako? Gazetari: Lojë e SPAK-ut, nuk respektoi afatet

Shkruar nga Pamfleti

Pse u lirua Vangjush Dako? Gazetari: Lojë e SPAK-ut, nuk respektoi afatet

Gazetari Arsen Rusta ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, e sheh të pritshëm.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Rusta deklaroi se gjyqtarja Fjorela Davidhi jo vetëm që nuk e ka kaluar çështjen për gjykim, po duke konstatuar tejkalimin e afateve të paraburgimit pala mbrojtëse, ka kërkuar një tjetër masë, dhe u caktua “arrest shtëpie”.

Sa i përket SPAK, e ka vërtetuar shkeljen apo veprimtarinë e paligjshme, veprime në shkelje të Kodit Penal.

Ata thonë që Dako sa i takon kateve shtesë të një pallati në Durrës, edhe pse IKMT kishte konstatuar shkelje, bashkia e certifikoi por edhe për shkeljen në procedurën e prokurimit të shëtitores në bregdet.

Prokuroria i ka bërë të gjitha hetimet, ndaj dy javë më parë kërkoi marrjen të pandehur dhe kalimin e çështjes në gjykim.

Çështja në gjykim nuk kaloi, ndaj avokati kërkoi ndryshimin e masës.

Rikthimi në qeli mund të ndodhë nëse nuk respekton masën e sigurisë, ose nëse SPAK ankimon në Apel. Por SPAK nuk ka çfarë të ankimojë, se e kishte afatin. Varet se si do të shkojë procesi gjyqësor.

Ndryshimi i masës së sigurisë nuk e nxjerr nga procesi ku është i dyshuar”, tha ai në “MCN.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhej në e burg që prej muajit qershor të vitit që lamë pas, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Kujtojmë se Vangjush Dako është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019.

Lini një Përgjigje