TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 13:58

Prokurori i Dibrës u shkarkua nga vetingu, KLP cakton zëvendësuesin

Shkruar nga Pamfleti

Prokurori i Dibrës u shkarkua nga vetingu, KLP cakton

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar zëvendësuesin e drejtuesit të prokurorisë së Dibrës, i shkarkuar nga vetingu.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dje përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Urim Buçin pasi nuk arrin nivelin e besueshëm në kriterin e pasurisë.

"I mbledhur me urgjencë sot në datën 27.02.2024 ora 12.30, KPA vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Ky vendim u mor pas shkarkimit dje nga KPA-ja të drejtuesit Urim Buci."-thuhet në njoftim. 

Lini një Përgjigje