TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 15:15

A duhet të kalojë “21 Janari” te SPAK? Gjykata e Lartë shtyn vendimin, thërret në seancë palët

Shkruar nga Pamfleti

A duhet të kalojë “21 Janari” te SPAK? Gjykata e

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës se cili institucion do të hetojë dosjen e “21 Janarit”, mes Prokurorisë së Tiranës apo SPAK.

Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Gjykata e Lartë njofton se çështja e “21 janarit” do të shqyrtohet më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. 

“Gjykata e Lartë, vendosi:

1. Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00.           

2. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesmarrëse në gjykim.

Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kanë qenë familjarët e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit, që kanë kërkuar që çështja të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. 

Vednimi që do të jepet nga Gjykata e Lartë, do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do t’i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij krimi shtetëror.

SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim të vrasjeve, prishje dhe devijim të hetimeve, pengim të drejtësisë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha.

Kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, më parë është rrëzuar në dy shkallë nga GJKKO dhe në Apelin e GJKKO.

Sipas argumentit të tyre, të akuzuarit për këtë krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, asokohe Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, asokohe komandant i Gardës së Republikës.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se Prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin, për 2 vjet e 6 muaj, pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes.

Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

          

21 janari sali berisha spak

Lini një Përgjigje