
Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka qenë i ftuari i sotëm në podkastin “Të Pashoq”.
Kulla komentoi edhe vizitën e Ivanka Trump në Shqipëri, duke u përpjekur të zbusë spekulimet për ndonjë ndikim politik të saj në favor të Ramës. “Këtë e di Edi Rama. Djali i presidentit amerikan është hetuar e dënuar nën presidencën aktuale. Mos e romantizojmë politikën amerikane. Nëse bëhet hoteli Aman në Sazan, do të ishte gjë e mirë për investimet, por deri tani kemi parë vetëm show”, tha ai.
Një pjesë e bisedës u përqendrua edhe te ishulli i Sazanit, ku Kulla ironizoi “komplekset historike të shqiptarëve” dhe narrativat konspirative që lidhin gjithmonë ishullin me ndërhyrje të huaja.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Sali Berisha ka negociuar me Berlusconin për Sazanin, Kulla u përgjigj prerë: “Ky është një mashtrues tjetër. Kush merrej me Berishën të shtunën? Berlusconi ka vdekur, nuk ka më kujt t’i flasë...”.
Edjona Dervishi: A ishte në këtë moment delikat vizita dyditore në Vlorë e Ivanka Trump-it një dhuratë e çmuar për Edi Ramën?
Ilir Kulla: S’e di unë, se isha në Zvicër. S’e di, s’e pashë.
Edjona Dervishi: Jo, jo, në... në momentin...
Ilir Kulla: S’e di a ishte në Vlorë dy ditë. E pashë që ishte këtu, po ka qenë...
Edjona Dervishi: Erdhi dhe në Tiranë ajo, po.
Ilir Kulla: Po mirë mo, ka qenë dhe verës këtu ajo. Atje ku hëngri drekë, atje ku ndejti... ka ndejtur dhe verës. Qëllon që atë vendin unë e njoh, domethënë, se kam qenë disa herë. Janë ca miqtë e mi që e kanë aty afër, kanë banesat, kanë një investim. Kështu që nuk e di se ka ndonjë gjë...
Edjona Dervishi: Ajo erdhi dhe në Kryeministri, u përqafua me Ramën, me...
Ilir Kulla: Po mirë mo në rregull, disa njerëz vijnë në Kryeministri. Po dakord, edhe çfarë?
Edjona Dervishi: Gjithsesi, është vajza e presidentit amerikan.
Ilir Kulla: Po mirë po...
Edjona Dervishi: A është një dhuratë kjo për momentin për Edi Ramën?
Ilir Kulla: Këtë e di Edi Rama. Djali i presidentit të shkuar amerikan u dënua gjatë kohës së presidentit aktual, pra Biden-it, Hunter Biden, dy herë nga gjykatat e Amerikës dhe hetohej nga FBI-ja. Ndërkohë që babai ishte president. Mos e ngatërrojmë një gjë. E kuptova. Njëherë ishte zëvendëspresident, pastaj ishte president. Dhe babai aktin e fundit që bëri: fali të birin. Pra unë nuk merrem me këtë pjesë.
Nëse bëhet projekti i investimit të hotelit Aman në atë zonë, Aman është hotel me shtatë yje, një nga grupet me më zë në botë. Do jetë një lajm shumë i mirë për investimet, për turizmin, për Shqipërinë. Por nëse bëhet, sepse deri tani kemi parë vetëm shoë. Unë uroj...
Edjona Dervishi: Ajo s’po vjen kot me 60 arkitektë.
Ilir Kulla: Po s’e di, ta shohim. Deri tani kemi parë shumë gjëra të cilat nuk janë bërë. Te ai aeroporti i Vlorës madje, vjet u ngrit avioni, u ul, u bë përurimi, u bë promovimi. Pastaj, mbas gjashtë muajsh dolën që kishin shkuar nëpër prokurori, shanin njëri-tjetrin, mallkonin: “ti hajdut, ti mashtrues” e të tjera e të tjera. Apo jo? Vjet ndodhi kjo gjë, nuk është se është shumë larg.
Pra unë shpresoj që kjo të bëhet, sepse është lajm shumë i mirë për Shqipërinë, për atë që vjen më vonë. Por, le t’i kthehemi Sazanit. A e di ti sa shumë kemi dashur ne shqiptarët që të vetmin ishull që kemi, të cilin e kemi të pabanuar, të vijë të na e marrë gjithmonë dikush? E kemi treguar gjithmonë këtë narrativë. Kemi thënë: duan të na e marrin italianët, që nga lufta e 1920-ës. Ka banuar ndonjëherë ndonjë italian aty?
Edjona Dervishi: Pra ajo që tha Berisha ishte e vërtetë? Që ka dashur, ka negociuar me Berluskonin dikur?
Ilir Kulla: Po ky është një mashtrues tjetër, kupton. Se këta janë të gjithë... ta gënjejnë të gjithë. Kishte hall Silvio Berlusconi po të shtunën të merrej me Berishën! Sillte kapitalet edhe na i bënte. Ku? Berisha i thotë tani Berlusconit – se Berlusconi ka vdekur, s’ka kush t’i shkojë. Tani, në ’20-ën kanë dashur të na e marrin italianët. Në 1939-ën kanë dashur prapë të na e marrin italianët. Ne gjithmonë duam që Sazanin të na e marrë kush. Sazani faktikisht është gjithmonë i pabanuar.
Lini një Përgjigje