
Grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale teksa u zbërthye nga dëshmitë e disa prej të pandehurve që u kthyen në bashkëpunëtor të drejtësisë ku më kryesori ishte Nuredin Dumani.
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Plumbi i Artë”.
GJKKO ktheu për plotësim hetimesh Talo Çelën lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
Grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale teksa u zbërthye nga dëshmitë e disa prej të pandehurve që u kthyen në bashkëpunëtor të drejtësisë ku më kryesori ishte Nuredin Dumani.
Disa prej avokatëve të të pandehurve kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa gjykata do të shprehet në një datë tjetër.
“Plumbi i Artë” ka goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.
Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.
Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente në më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur.
Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave:
٠9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
٠9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
Ndër personat më të kërkuar që SPAK kërkon të prangosë janë edhe Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet. Çela është ende i lirë.
Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore.
Lini një Përgjigje