TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 09:25

Shkurti nis me diell dhe temperatura të larta, mësoni si do të jetë moti këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Shkurti nis me diell dhe temperatura të larta, mësoni si do të

Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë javës. Meteorologia Lajda Porja thotë se pasditet do të sjellin vranësira kalimtare por nuk parashikohen reshje shiu. Sa i përket temperaturave, ulje do të ketë në orët e para të mëngjesit por duke nisur nga e enjta parashikohet rritje e ndjeshme e tyre.

“Kjo javë do të paraqitet nën ndikimin e masave të qëndrueshme, duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent pothuajse në të gjithë territorin përgjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare, edhe pse më të fokusuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Nuk pritet që të ketë reshje. Përsa i përket tablosë termike, pjesa e parë e javës deri të mërkurën, mëngjeset janë të ftohta, ku temperature më e ulët do të shënohet në Ersekë -5, në Peshkopi -4 dhe maksimalet në zonat bregdetare duke filluar deri në 14 gradë. Duke filluar nga e enjtja do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, ku zonat malore do të regjistrojnë 0 apo -1 ndërkohë që maksimalet do të ngjiten deri në 17 apo 18 gradë”, theksoi ajo.

Ndërkohë, sa i përket rajonit, Porja shtoi:

“Kosova, Maqedonia e Veriut ndodhen nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet janë prezente por I ftohti është dominant. Temperatura -7 gradë regjistron Kosova sidomos në pjesën e parë të javës ndërkohë që deri në -7 parasdhikohet në Maqedoninë e Veriut. Parashikohet që pas të enjtes të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave edhe për vendit e rajonit. Miminalet në Kosovë do shënojnë -3 gradë dhe maksimalet deri në 12 ndërsa në Maqedoni -2 gradë dhe temperatura deri në 13 gradë”, u shpreh meteorologia në “Klan News”.

moti parashikimi i motit

Lini një Përgjigje