TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2024, 21:43

Deputetja e PD: Studentët po braktisin mjekësinë, qeveria e Ramës jep akoma para për koncesionet

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja e PD: Studentët po braktisin mjekësinë, qeveria e

Deputetja e PD-së Eralda Tase ka folur rreth ligjit për studentët e mjekësisë, të cilët qeveria i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri. 

Ajo tha se që në momentin e parë që ky ligj u propozua, deputetët e opozitës e kanë parë si të papranueshëm, ndërsa shtoi se qeveria nuk po bën politikat e duhura me këta të rinj.

Sipas saj për një vit, interesi për të zgjedhur degët e mjekësisë ka rënë me 40% pasi studentët nuk ndihen të motivuar.

“E vërteta është se edhe ne si deputet të opozitës na u paraqit një projektligj që ishte i papranueshëm. Mazhoranca duhet që minimumi ti dëgjonte studentët e mjekësisë.

Problemi i mungesës së mjekëve nuk ka lindur tani, ka disa vite, por nëse kjo qeveri do të mundohej ta merrte me seriozitet këtë gjë për studentët e mjekësisë apo për të gjithë shëndetësinë, do duhej që një pjesë e buxhetit të kalonte në mbështetje të këtyre të rinjve. Ja u jap unë me statistika, nga viti 2022 deri në 2023, dëshira e të rinjve për të studiuar në mjekësi ka qenë 40% më pak”, tha deputetetja Tase.

deputetja e pd studente mjekesi qeveria rama

Lini një Përgjigje