TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2024, 22:08

Çfarë po përpiqet të paralajmërojë Berisha me sulmet e tij ndaj Dumanit?!

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po përpiqet të paralajmërojë Berisha me

Thënë të gjitha këto, inati, mllefi dhe akuzat e Berishës ndaj SPAK-ut tregojnë se ish-kryeministri me nuhatjen e një politikani të vjetër, ka arritur të parashikojë ‘fundosjen’ e tij përfundimtare, para se ajo të ndodhë!

Ish kryeministri, Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan për rreth një muaji tashmë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ka rinisur sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Deri pak ditë më parë, para se të paraqitej në SPAK, Berisha e kishte zhvendosur të gjithë retorikën e tij, në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, e fliste për rikthimin e tij të fuqishëm dhe revolucionin qytetarë që do ta nxirrte atë nga arresti.

Por gjithçka ndryshoi pas thirrjes së tij në SPAK!

Përtej ‘zhurmës’ politike që bën sa herë del nëpër media, mesa duket Berisha ka kuptuar nga ‘vizita’ e tij në SPAK pak ditë më parë, se dosja “Partizani” për të cilën ai po hetohet së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi është ‘kopsitur’ dhe nuk ka shpëtim.

Por nuk është vetëm kjo! Agravimi i Berishës duket ka lidhje me dy çështje edhe më të mëdha se ajo e “Partizanit”, me të cilat SPAK mund ta fundos përfundimisht ish-kryeministrin!

E para është çështja e “Gërdecit”, në të cilën akuzohet se është i përfshirë edhe djali i ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha. Me thirrjen e dhjetrave dëshmitarëve, daljen e fax-it ‘për Shkëlzenin’ dhe me mbledhjen e disa provave nga SHBA-ja, SPAK duket se po i shkon drejt fundit kësaj çështje. Ngushtimi i lakut për djalin e ish-kryeministrit, duket se ka sjellë dhe agravimin e këtij të fundit ndaj SPAK-ut.

21-Janari është një tjetër “hall i madh” që shqetëson Berishën. Deri më sot, kjo dosje ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila prej më shumë se 13 vitesh e ka mbyllur atë në sirtarin e saj.

Por gjërat duket se do të ndryshojnë tashmë, pasi shumë shpejt dosja mund të kalojë në duart e SPAK-ut. Kjo pasi më datë 27 shkurt 2024, Gjykata e Lartë do të vendosë për fatin e dosjes së 21 Janarit dhe me shumë mundësi, do ta kalojë për tu hetuar nga Prokuroria e Posaçme.

Thënë të gjitha këto, inati, mllefi dhe akuzat e Berishës ndaj SPAK-ut tregojnë se ish-kryeministri me nuhatjen e një politikani të vjetër, ka arritur të parashikojë ‘fundosjen’ e tij përfundimtare, para se ajo të ndodhë!/Pamfleti

berisha dumani

Lini një Përgjigje