TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 18:53

Plani i arratisjes nga burgu, zv.ministri i Brendshëm: U parandalua në kohë, Dan Hutra rrezik për të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Plani i arratisjes nga burgu, zv.ministri i Brendshëm: U parandalua në

Vrasësi, Dan Hutra, që ekzekutoi 3 gra brenda ditës, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit, atje ku edhe vuan dënimin.

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, ku u shpreh se fatmirësisht tentativa për arratisje u parandalua.

Në përgjithësi po të kemi parasysh se çfarë dinamike paraqesin këto struktura mund të themi se është mirë me kaq. Dhe është mirë që për fat u parandalua një ngjarje e tillë, pasi e dimë të gjithë se çfarë arriti të bënte kur ishte jashtë”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, theksoi se ndër vite është ulur numri i vrasjeve dhe se sot situata është e përmirësuar.

“Faktorët që kanë ndihmuar në uljen e ngjarjeve të rënda, janë bashkëpunimi me autoritetet. Nëse shohim trendin ndër vite, shifrat e viteve të fundit, na tregojnë për ulje. Duhet të themi se shifrat janë përmirësuar dhe kjo na bën që të punojmë me më shumë përgjegjësi”, theksoi Hoda në “ABC News”.

 

dan hutra julian hodaj arratisje nga burgu

Lini një Përgjigje