TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 18:16

Zbulohet plani/ Si tentoi Dan Hutra të arratisej me çarçaf nga burgu dhe kush janë 3 emrat e tjerë që e ndihmuan

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet plani/ Si tentoi Dan Hutra të arratisej me çarçaf
Personat që tentuan arratisjen

Brenda qelisë së burgut, ata mësohet se kishin nisur prerjen e zgarës prej hekuri të dritares me mjete te improvizuara.

Detaje të reja kanë dalë nga tentativa për tu arratisur e “Killerit” që ekzekutoi 3 gra brenda ditës, Dan Hutra. Sipas informacioneve, ai nuk ishte i vetëm në këtë ‘mision’, por po bashkëpunonte dhe me 3 të burgosur të tjerë të dënuar për vjedhje.

Mësohet se Dan Hutra së bashku me Martin Kapllanin, Geraldo Veizajn dhe Feti Kovaçin kishin organizuar një plan arratisjeje, i cili ka dështuar në momentet e fundit.

Brenda qelisë së burgut, ata mësohet se kishin nisur prerjen e zgarës prej hekuri të dritares me mjete te improvizuara, por janë pikasur nga punojnësit e sigurisë së burgut të Fierit. 

Më pas gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e sigurisë, në dhomën e Dan Hutrës, janë gjetur mjetet e përshtatura për arratisje, konkretisht një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara për të prerë kangjellat e dritareve.

 

Të përfshirë në këtë ngjarje janë:

1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e  veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.

Zbulohet plani/ Si tentoi Dan Hutra të arratisej me çarçaf

2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Zbulohet plani/ Si tentoi Dan Hutra të arratisej me çarçaf

3.  Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Zbulohet plani/ Si tentoi Dan Hutra të arratisej me çarçaf

4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

Zbulohet plani/ Si tentoi Dan Hutra të arratisej me çarçaf

dan hutra

Lini një Përgjigje