TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 17:37

Masa ndaj Berishës, Abilekaj: SPAK i shërben Ramës, sulmon qëllimisht opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Masa ndaj Berishës, Abilekaj: SPAK i shërben Ramës, sulmon

Gazetari Enton Abilekaj tha se SPAK ka dalë hapur kundër fjalës së lirë dhe ka pranuar se është në shërbim të vetëm një personi.

Duke iu referuar kryeministrit Rama, Abilekaj shprehet se SPAK është kundër opozitës pasi i shërben qeverisë dhe pengon çdo fjale të lirë.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, kështu ka qenë situata me fjalën e lirë, vetëm se pengimi i saj tashmë bëhet hapur, pra ajo që ne thonim që nuk ka më të drejta opozita dhe që SPAK është vënë në shërbim të një qeverie ose të një pushteti personal, kundër opozitës dhe çdo lirie fjale, kundër çdo shenje kundërshtimi.

U vërtetua dhe u zbatua në datën 30. Por jo se nuk pritej, vetë data 30, vetë masa e arrestit ishte një kurth i ndërtuar për dy muaj ndaj kryetarit të opozitës.

Pra, u kërkua dhe u bë një masë antikushtetuese që të mos zbatohej për të shkuar tek një masë tjetër akoma më e ashpër, që ishte arresti i shtëpisë, ose arresti me burg që kërkoi SPAK.

Kështu që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë, kjo ishte veçse një rrjedhë normale e një qeverisjeje që kontrollon gjithçka në këtë vend dhe që po instalon një regjim që në fund fare e ka shumë të vështirë që të ç’instalohet.

Mendoj që vetë rrjedha logjike, ngushtimi i rrethit e sjell këtë të dalë hapur, ata nuk mund ta bënin fshehurazi që t'i mohonin lirinë e fjalës së lirë opozitës por do e bënin hapur apo jo?

Ne nuk mund t’i themi fshehurazi gazetarit që nuk do publikojë lajme që nuk i ka qejf dikush në SPAK, por duhet ta thërrasim dhe t’i bëjmë bastisje shtëpie.

Apo jo? Duhet të paralajmërojmë të gjithë mediat, që kështu do ju ndodhë të gjithëve atyre që flasin.

Këto masa janë masa të pashmangshme në fazën që jemi sot, në fazën e mbylljes së gojës.

Kundër-reagimi është problem, ne shohim që kemi një kundër-reagim të zbehtë dhe në protesta dhe në reagimin publik që shohim”, tha Abilekaj për “Syri Tv”.

abilekaj spak rama

Lini një Përgjigje