TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 16:41

Fluks në pikat kufitare, emigrantët largohen pas festave të fundvitit

Shkruar nga Pamfleti

Fluks në pikat kufitare, emigrantët largohen pas festave të

Emigrantët që erdhën për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri, kanë vendosur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Mësohet se ka pasur një numër të lartë udhëtarësh në portin e Durrësit dhe doganat Kapshticë dhe Kakavijë.

Në Portin e Durrësit, tragetet u nisën ditën e sotme për lundrimet e dyfishta, vajtje-ardhje brenda ditës drejt Barit e Ankonës. Bëhet me dije se po menaxhohet fluksi i udhëtarëve. Ndërsa emigrantët që po largohen pas pushimeve shprehen pozitiv për çmimet dhe atmosferën festive në Shqipëri.

“Kaluam shumë mirë, tani po ikim. Atmosfera në Tiranë shumë e këndshme. Radhë nuk ka, gjithçka shumë mirë”, tha një udhëtar.

Në terminal janë hapur 22 sportele operacionale në dispozicion të pasagjerëve dhe mjeteve. Lundrimet dyfishe të trageteve do të operojnë përgjatë datave 4 deri më 7 janar. Ndërkohë që është kryer dhe aplikimi i masave shtesë, kryesisht në parametrat e sigurisë dhe të shërbimeve.

Ndërsa në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar drejt Greqisë 5800 shtetas. Autoritetet kanë punuar me 3 sportele në dalje e tre në hyrje. Pritja për automjetet nuk zgjat më shumë se 5 minuta.

Edhe në Kakavijë fluksi po menaxhohet nga autoritetet greke dhe shqiptare pa krijuar radhë. Gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija kanë dalë 4146 shtetas shqiptarë dhe kanë hyrë 2333 persona.

 

Lini një Përgjigje