TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 15:45

U plagos nga një plumb qorr në Tiranë, dërgohet në Itali me helikopter turistja

Shkruar nga Pamfleti

U plagos nga një plumb qorr në Tiranë, dërgohet në

52-vjeçarja Agata Carbonara, e cila u plagos nga një plumb qorr më 1 janar në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, në rrethana ende të paqarta, u transportua me helikopter drejt Italisë.

Spitali i Traumës ku ajo po merrte mjekim që prej 1 janarit, njoftoi se turistja italiane ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe e stabilizuar.

Më kërkesën e familjarëve, ajo u dërgua drejt Italisë për mjekim të specializuar.

Familjarët, në mediat italiane u shprehën të tronditur për ngjarjen e rëndë që u regjistrua teksa ajo festonte ndërrimin e viteve në Shqipëri.

Hetimet e deritanishme nuk kanë arritur të çojnë në identifikimin e personit që ka shtënë me armë zjarri.

Megjithatë hetuesit kanë përcaktuar se plagosja ka ndodhur nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamera të shumta sigurie në zonë, si dhe ka marrë disa dëshmi, por që deri më tani ende nuk ka arritur të identifikojë personin që ka qëlluar.

Lini një Përgjigje