TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 13:20

Gazetari rrëfen prapaskenat: Pse arrestimi i Berishës ka shqetësuar Edi Ramën?

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari rrëfen prapaskenat: Pse arrestimi i Berishës ka

Gazetari Lavdrim Lita shpreh se kryeministri Rama mezi po e mban zemërimin e tij kundrejt drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.

Sipas tij kryeministri tashmë me vendosjen në arrest shtëpie të ish-kryeministrit Sali Berisha mund të ketë filluar të mendojë se në të ardhmen mund të gjendet në të njëjtin pozicion me tënd ndaj po përpiqet që të forcojë pozitat e tij politike.

“Mendoj se ai me zor po e mban zemërimin brenda vetes së tij. Zemërimin ndaj drejtësisë ndaj SPAK dhe GJKKO-së që ai mendonte se mund ti presiononte, kjo nuk mohonte se Beqja dhe miqtë e tij më të afërt jo vetëm në politikë por edhe jashtë saj po hetohet dhe po shkon drejt një akuze zyrtare shumë shqetësuese për të .

Fakti që zoti Berisha është në këtë situatë mund  ta bëjë që t’i shkojë në mendje që një ditë mund të jetë ai në të njëjtin pozicion si ish-kryeministër. Ai po mendon  për të përforcuar pozitat e tij politike. Unë mendoj se atij do t’i vijë surpriza nga qytetarët, pasi ka një rritje të pakënaqësisë e cila do të rritet edhe më shumë me rritjen e taksës.”,-tha Lita për Euronews Albania.

lavdrim lita rama berisha

Lini një Përgjigje