
Media britanike “Daily Mail” ka shkruar për Shqipërinë dhe plazhet mahnitëse të rivierës tonë. E përditshmja britanike madje e ka quajtur Shqipërinë “Maldivet e Evropës”.
Një ekip ekspertësh kanë ofruar parashikimet e tyre për destinacionet më pak të njohura që ata besojnë se do të bëhen pikat më të nxehta turistike gjatë vitit të ardhshëm falë bukurisë së tyre natyrore, kulturës unike dhe çmimeve të përballueshme.
Shqipëria është renditur mes vendeve më pak të njohura që ekspertët mendojnë se do të bëhen “manitë” e pushimeve në vitin 2024.
Ekspertët e agjencisë online të udhëtimeve Booking.com thanë se Shqipëria është një destinacion në trend për pushime në plazh për vitin 2024, për shkak të ujërave të kaltër, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të përballueshme për të gjithë udhëtarët.
Turistët pasi e vizituan Shqipërinë thanë se vendi i vogël mund të quhej si “Maldivet evropiane”.
Dail Mail rekomandon turistët të vizitojnë perlën e fshehur bregdetare të Vlorës në jugperëndim, për të cilën thanë se është pika e nisjes së Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime për të eksploruar bregdetin me diell.
Përsa i përket aktiviteteve, ekspertët thanë se gjatë ditës, vizitorët mund të shëtisin përgjatë shëtitores me palma, në Lagunën e Nartës ose të shijojnë një udhëtim me varkë në gjirin e vogël por mahnitës të Gramës.
“Gjatë natës, ky qytet historik rikthehet në qytetin e vjetër të gjallë, plot me dyqane dhe restorante.
Vlora është gjithashtu si një destinacion kulinarie, pjatat do t’ju lejojnë të shijoni shijen e Italisë përtej Adriatikut, që bekon kuzhinën lokale me ushqime të freskëta deti.
Për një udhëtim ditor, vizitoni Tiranën, dy orë larg me makinë, për të shijuar traditat vendase, tavë kosi (mish qengji i pjekur me oriz me salcë kosi me erëza), një pjatë emblematike dhe ushqim shpirtëror”, shkruan “Daily Mail” në artikullin e saj për vendin tonë.
Lini një Përgjigje