
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme poshtë ambienteve të pallatit ku ai banon.
Mbledhja e tyre në të njëjtin orar për të disatën herë, vjen në shenjë solidariteti dhe proteste pas vendimit të GJKKO për ta lënë Berishën në “arrest shtëpie”.
Ndërkohë që në protestën e zhvilluar ditën e djeshme, Berisha ka thyer kufizimet e vendosur nga gjykata, duke dalë në ballkon, ku dhe mbajti një fjalim për mbështetësit e tij.
Lidhur me këtë rast nuk kemi pasur një reagim nga ana e drejtësisë, por të shumta kanë qenë reagimet e analistëve dhe eksperteve në media të cilët pretendojnë se duhet shtrëngim i masës për Berishën. Sa i takon tubimit të sotëm, ende nuk ka pasur një fjalim nga Berisha dhe nuk dihet nëse do të ketë.
Kujtojmë se Berisha është akuzuar për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani dhe që prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie.
Lini një Përgjigje