TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 17:18

Rikthehet gripi, 11 mijë të prekur në javë nga infeksionet respiratore; fëmijët dhe të moshuarit më të rrezikuarit

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet gripi, 11 mijë të prekur në javë nga infeksionet

Janari ka sjellë fluks të shtuar pacientësh me viroza, grip dhe Covid në qendrat shëndetësore.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në javë regjistrohen rreth 11 mijë raste me infeksione respiratore.

“Kemi një bashkëqarkullim të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme”, thotë Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.

Edhe këtë dimër Covidi dhe gripi po bashkëqarkullojnë. Teksa pohon një tendencë në rritje, drejtoresha e ISHP- së thotë se në analizat e kryera po evidentohen më shumë raste me Covid sesa me grip.

“Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në javë shkon 40-50. Karakteristike e stinës asgjë për t’u shqetësuar, sepse normalisht ne trendin e rritur të infeksioneve respiratore e hasim pikërisht në këto javë, Janar – Shkurt, ku kurba epidemike përvijon me një tendencë në rritje”, u shpreh drejtoresha e ISHP për “Klan Tv”.

Të vegjlit, të sëmurët kronikë dhe grupmosha e tretë janë më të prekurit nga infeksionet respiratorë. Për të shmangur rastet e rënda, rekomandohet vaksinimi.

Për të mos rënduar situatën klinike dhe epidemiologjike, ekspertët këshillojnë evitimin e vendeve me shumë njerëz.

Lini një Përgjigje