TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2024, 18:38

Publikohen fotot/ Ja si Dan Hutra preu hekurat e qelisë, përdori tenxheren për të siguruar mjete prerëse

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen fotot/ Ja si Dan Hutra preu hekurat e qelisë, përdori

I burgosuri Dan Hutra, i dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau tre gra dhe plagosi 3 të tjera ka tentuar të arratiset nga qelia ditën e sotme.

Ai bashkëpunoi me tre tjerë, konketisht me Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi, të tre të akuzuar për vjedhje, të cilët nisën planin duke prerë zgarën prej hekuri të dritares me mjete te improvizuara.

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar fotot e mjetit prerës me të cilin të burgosurit tentuan të prisnin kangjellat.

Po ashtu në pamjet e siguruara shihet qartë një prej hekurave të burgut të Fierit që është prerë nga të burgosurit.

Hutra ka arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e sigurisë në dhomën e Dan Hutrës, u gjetën mjetet e përgatitura për arratisjen, konkretisht një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara për të prerë kangjellat e dritareve.

Publikohen fotot/ Ja si Dan Hutra preu hekurat e qelisë, përdori

Publikohen fotot/ Ja si Dan Hutra preu hekurat e qelisë, përdori

Lini një Përgjigje