TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 18:57

Përplasja e Laert Haxhiut me bandën e Aldo Bares, gazetarja tregon detaje: Nuk kemi parë që të vritet personi, të merret koka dhe të luhet futboll

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Laert Haxhiut me bandën e Aldo Bares, gazetarja tregon

Teksa ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm të Laert Haxhisë, Gazetarja Keti Banushi ka deklaruar se bandat në Lushnje kanë treguar gjithnjë egërsi.

Po ashtu ajo zbuloi si ka lindur konflikti mes Aldo Bares dhe grupit tjetër tek i cili është dhe Laert Haxhiu, ndërsa tregoi për vrasjen makabre të rivalit të Aldo Bares, Artur Daja.

Ishte fatkeqësi për djemtë lushnjarë ajo që ndodhi në ’97. Konfliktet që kanë patur erdhën edhe brenda Lushnjes. Saga ka nisur për konflikte jashtë vendit. Kanë qenë shok me njëri-tjetrin. Ka qenë konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajën. Vrasja e vëllait të Bares nga Artur Daja. Mbaj mend  se ajo që nxehu gjakrat ishte megjithë vrasjen, sërish nuk pranonte Daja të jepte trupin. Ka dashur disa orë të merrej trupi i tij. Kjo krijoi ndarjen. Më pas u ekzekutua Daja. Ka qenë ngjarje e egër.

Nuk kemi parë që të vritet personi, të merret koka dhe të luhet futboll. Me kokën e tij është shëtitur në gjithë qytetin. Lushnjarët e kanë të skalitur në memorie. Një hakmarrje e egër. Edhe në rastin konkret, Laert Haxhiu që tentoi të vrasë nipin e Aldo Bares. Ka patur një egërsi dhe vazhdon. Saga nuk ka përfunduar ende.

Përderisa kemi persona që ruhen. Familjarët e të vrarëve nuk vijnë në gjykatë të dëshmojnë nga frika. Shumica e atyre që kanë dalë nga burgu janë ekzekutuar", shprehet Keti Banushi te “Report TV”.

Lini një Përgjigje