TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 18:20

Përfitoi nga amnistia, pogradecari i "futet punës" sapo del nga qelia, vjedh një makinë

Shkruar nga Pamfleti

Përfitoi nga amnistia, pogradecari i "futet punës" sapo del

Amnistia duket se nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme për disa të dënuar. Sokol Sinomati u arrestuar disa orë pas lirisë sepse kërkohej nga drejtësi italiane.

Por ai nuk është i vetmi që është përfshirë në telashe me drejtësinë. Ardian Isufi nga Pogradeci, një ditë pasi la qelinë nga amnistia është kthyer sërish te krimi. Sapo ka përfituar lirinë ai ka bërë një vjedhje në lagjen 18 të Korçës.

Ai ka grabitur një mjet Ford Fiessta i parkuar në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”. Makina ka qenë e ndezur dhe ai në atë moment ka hipur në timon dhe është larguar.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë që tashmë është në kërkim të tij.

Lini një Përgjigje