TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 17:47

“Shqipëria e mbytur nga krimi”, Genc Burimi për investigimin e RAI3: Shokuese që kryeministri telefonon drejtorin e televizionit!

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria e mbytur nga krimi”, Genc Burimi për

Analisti Genc Burimi tha se Shqipëria është në urgjencë kriminale dhe ka nevojë për një Task Forcë, me qëllim që të zhduket korrupsioni në vend.

Në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News24, duke folur për artikullin investigues të RAI3, Burimi u shpreh se është shokuese që kryeministri Edi Rama merr në celular drejtorin e RAI3.

Sipas tij kjo gjë është e paimagjinueshme në Perëndim. Burimi dha edhe disa argumente, se përse është mosbesues ndaj SPAK.

Në rastin e akuzave ndaj Olsi Ramës, nuk ka pse të ketë denoncim, nëse ka indicie që Olsi Rama është përfshirë në dosjen Xibraka, drejtësia të hetojë. Prsh nuk ka nevojë për kallëzim për një rrahje në rrugë, kur ngjarjen e kanë kapur kamerat. Unë në tërësi Jam mosbesues ndaj SPAK. Administrata e SHBA edhe mund të ndryshojë.

SPAK pret që Rama të ikë nga qeveria dhe ta thërrasë? Sa i përket shkrimit të RAI-t, investigimi zbulon skandalin e qeverisë së Ramës. RAI thotë se Artutr Shehu, një trafikant që ka dhënë tokë për një gjeneral italian, sot është në SHBA. Amerikanët nuk i dinë këtë gjë? Shqipëria është në urgjencë kriminale. Sot shqiptarët vuajnë korrupsionin e inceneratorëve. Artikulli i RAI3 është revolucion. Është shokuese që një kryeministër të marrë në telefon një TV”, tha Burimi.

burimi

Lini një Përgjigje