
Juristi Ermir Lushnjari ka komentuar marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo marrëveshje ka sjell valë goditjesh nga “Rai 3” këto ditë.
Ermir Lushnjari theksoi se marrëveshja për emigrantët mes dy vendeve, sipas tij duket se i solli më shumë vota të djathtës italiane.
“Për të djathtën italiane, marrëveshja për emigrantët është zgjidhje që ju sjell vota. Shqipëria po i jep ndihmë të vogël Italisë, por se ka kosto të madhe. Italianët nuk e shohin si zgjidhje ardhjen e emigrantëve afrikanë në Shqipëri. Italia është një shtet që e njeh emigracionin edhe vetë. Duhet të ndërhyjë BE, por edhe OKB. Është fenomen që zgjat edhe 10-20 vite”, theksoi juristi Lushnjari.
Gjithashtu Ermir Lushnjari shtoi se fakti që në Shqipëri kemi politikanë që përfliten kaq shumë, nuk është një sinjal i mirë për demokracinë shqiptare.
“Nuk është praktike, që i sjellin emigrantët në Shqipëri, i çojnë sërish në Itali, zgjatet procedura me pak fjalë. Opinioni shqiptar është mësuar dhe stërmësuar me lajme të tilla. Qeveria shqiptare ka kaluar vijën e kuqe për sensacione. Lajme të tilla nuk bëjnë më përshtypje në Shqipëri e kjo nuk është shenjë e mirë. Fakti që kemi politikanë kaq shumë të përfolur, nuk është mirë për demokracinë”, deklaroi Lushnjari në “News 24”.
Lini një Përgjigje