TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 17:25

Kërcet grushti në bashkinë e Pukës, zyrtarët rrihen me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet grushti në bashkinë e Pukës, zyrtarët rrihen me

Një episod dhune ka ndodhur pasditen e sotme në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një qytetar, gjithashtu me detyrë shtetërore. Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike.

Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut Dodaj dhe sekretares së Këshillit Bashkiak, Edona Hyseni, të cilët bënë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve.

Ndërkohë, mësohet se lidhur me këtë ngjarje Komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim sa i përket këtij konflikti.

Gjithashtu, as nga Bashkia e Pukës nuk ka reaguar sa i përket këtij konflikti të ndodhur në zyrën e kryebashkiakut.

Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit në Bashkinë e Pukës janë regjistruar një sërë konfliktesh mes eksponentëve të PD, sa i përket dhjetra emërimeve fiktive.

Lini një Përgjigje