TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 18:35

Debati mbi hetimet, Murati: SPAK po shton tymnajën lidhur me Olsi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Debati mbi hetimet, Murati: SPAK po shton tymnajën lidhur me Olsi

Gazetari Erl Murati ka deklaruar se ka një analogji si për rastin McGonigal, ashtu edhe për Olsi Ramën, pasi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i kërkoi SPAK nisjen e hetimeve.

Murati tha se SPAK ndoshta përdor kleçka terminologjie për të treguar nëse ka ose jo vullnet për të hetuar çështjet.

Publiku nuk ka interes për të na treguar SPAK se çfarë ka bërë me kallëzimin që Olsi Rama ka bërë ndaj Gazment Bardhit, por se çfarë do të bëjë SPAK me hetimet lidhur me Olsi Ramën, i cili sipas dokumenteve të publikuara rezulton se ka lëvizur në automjetin me personat e dënuar për narko-trafik”, tha Murati te “Syri TV”.

Murati tha se SPAK është përfshirë në një lojë duke hedhur tym, ndërkohë që faktet ulërasin edhe më shumë.

 

Lini një Përgjigje