TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2024, 18:25

"Do goditen grupe kriminale dhe zyrtarë", paralajmëron Shemsi Prençi: Po planifikohet operacioni që do të tronditi vendin

Shkruar nga Pamfleti

"Do goditen grupe kriminale dhe zyrtarë", paralajmëron

Ish-drejtuesi i Policisë Shemsi Prençi, ka paralajmëruar për një operacion të madh kundër krimit të organizuar në të gjithë territorin e vendit.

Prençi u shpreh se sipas informacioneve të tij, operacioni do të vijojë deri të hënën në mëngjes, me qëllim goditjen e grupeve të strukturuara kriminale në trafikun e drogës por jo vetëm, si dhe deri te goditja e zyrtarvë të lidhur me ta.

“Këto ditë do të ndodhë një operacion i madh që do të trondisë shumë, në të gjithë vendin. Kaq mund të them. Jo vetëm në bregdet, por do të goditen grupe të strukturuara kriminale deri te zyrtarë të lartë. 

Nuk mund të jap detaje, deri mëngjesin e të hënës do të ndodhë një operacion i gjerë në të gjithë vendin, do të goditen grupe të strukturuara kriminale, nga trafiku i drogës dhe më gjerë”, tha Prençi për "TCH".

Lini një Përgjigje