
Analisti Plator Nesturi ka komentuar ecurinë e komisioneve parlamentare të dakordësuara mes mazhorancës dhe rithemelimit.
Ai u shpreh se këto komisione duhet të shërbejnë për publikun, gjë e cila sipas tij nuk po ndodh, ndërsa shtoi se palët janë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
“Nuk mund të ketë një rezultat që në fund të ditës njëra pjesë do mburret te shefi dhe pjesa tjetër do mburret e pe shef si e mbrojtëm retorikën tonë. Nuk po operohet për të vajtur tek opinioni publik. Janë thjesht, raporte të njerëzve që janë në komisione për të rritur apo dobësuar rolet apo pushtetet e tyre politike. Duket se të gjitha palët janë në funksion të zgjedhjeve parlamentare”, u shpreh Nesturi për Report TV.
Analisti Plator Nesturi më pas vijoi me idenë se nuk është thjesht çështja të gjendet mekanizimi për të larguar kryeministrin Rama, pasi Rama mund të bëhet dhe në forma të tjera kryeministër.
“Në realitetin politik shqiptar këtu nuk është çështja e vetme që Rama të bëhet kryeministër. Ai mund të bëhet kryeministër edhe në forma të tjerë, duke parë opozitën shqiptare. Kemi një betejë që nuk është ndaj Ramës sesa ndaj njëra tjetrës. Jo thjesht me anën e forcës por se kujt i përket e ardhmja”, deklaroi Nesturi.
Më tej, Nesturi theksoi se çështja kryesore është opozita, pasi sipas tij duhet të mendojë se çfarë do sjellë të re në demokraci në raport me një qeveri të re.
“Kur opozita nuk e ka zgjidhjen se kujt i përket ardhmëria, primati se kush është ajo forca, që do shkëmbejë mentalitetin, nuk është çështja duhet të iki apo jo Rama. Çështja është se çfarë do të sjelli opozita në raport me një qeveri të re, vizionin për të bërë një vend më të zhvilluar, demokratik dhe parimet e anti-korrupsionit. Sesa gati jeni ju për ta marrë përsipër zgjidhjen”, theksoi Nesturi.
Lini një Përgjigje