
GJKKO vendosi të dënojë Laert Haxhiun me burgim të përjetshëm. I akuzuar për disa vrasje, Haxhiu momentalisht ndodhet në Greqi dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri, për të kryer dënimin e dhënë nga GJKKO.
Eksperti Fatjon Softa ka folur mbi aktivitetin kriminal të Haxhiut si dhe historikun e bandave në Lushnje. Softa shprehet se ka pasur gjithnjë tentativa për arrestimin e Haxhiu këtu por ka shpëtuar pasi operacionet janë dekonspiruar.
“Kjo hakmarrje erdhi në atë moment kur në një lokal kemi ekzekutimin e dy personave dhe momentin kokën e atij personi që bëri ekzekutimin e godiste në rrugën e Lushnjes. Dhe kjo ishte momenti kur filloi hakmarrja. Laert Haxhiu akuzohet për disa vrasje, që në moshën 18-vjeçare.
Kemi dhe dy porosi të vrasjeve të tij në Greqi. Kemi disa kusure nga Greqia, pasi këta persona janë arrestuar, kanë qenë në burg, kanë dalë nga burgu dhe më pas është kërkuar ekstradimi. Dënimi i gjykatës për dënimin e tij me burg është i vonuar. Shpresoj që ekstradimi të ndodh”, tha Softa.
“Jo rastësisht persona të këtij niveli i kanë shpëtuar edhe operacioneve të policisë. Hedhja e tij në një rast nga një lartësi dhe më pas ikja në arrati. Sigurisht kanë patur bashkëpunëtor. Për të cilët edhe zoti Dumani ka thënë se ka persona brenda policisë që bashkëpunojnë me ta për t’iu shmangur drejtësisë', shton eksperti.
Lini një Përgjigje