Situata me zjarrin në pyllin e Poros në Vlorë, vijon të jetë kritike.
Flakët kanë përparuar duke djegur masive pyjore, kryesisht me pisha, dhe po afrohen drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë.
Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës.
Në këto momente, në terren ndodhen forca të shumta të zjarrfikëses dhe emergjencave civile, ndërsa një helikopter po operon duke marrë ujë nga deti dhe duke e hedhur mbi vatrat e zjarrit.
Lini një Përgjigje