TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2025, 17:18

Elvis Naçi përdor aksidentin në Sarandë për vëmendje, “shpërthen” gazetari: Kjo nuk i ka hije asnjë injoranti, jo më një hoxhe!

Shkruar nga Pamfleti

Elvis Naçi përdor aksidentin në Sarandë për

Ka dinjitet edhe vdekja. Nuk merren njerëzit ashtu për publicitet...

Nuk kanë fund bëmat e hoxhë Elvis Naçit. Pasi u zhduk nga qarkullimi mediatik, “hoxha bamirës” ka filluar të përdorë ngjarjet sensitive për të qenë në qendër të vëmendjes.

Pak më parë ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sillet më shumë si gazetar sesa si hoxhë apo bamirës, sikundër pretendon.

Hoxhë Elvisi me fondacionin e tij ka marrë përsipër të kurojë vëllain e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti tragjik në Sarandë. Ai vuan nga leuçemia dhe shumë mirë që ai do ndihmohet për t'u shëruar.

Por skandali është se Hoxha ka publikuar me zë e figurë prindërit e dy vajzave, të cilët pësuan një tragjedi. Madje hoxha e shet këtë si lajm, ekskluziv.

Lidhur me postimin e tij ka shpërthyer gazetari Klodian Tomori, pasi sipas tij, një gjë e tillë nuk duhej bërë nga askush, e jo më nga një hoxhë.

Kam një lloj simpatie në distancë për Elvis Naçin, edhe pse nuk e njoh, për disa arsye. Së pari nuk është radikal; së dyti, më është dukur njeri i lexuar; dhe së treti, ka bërë një punë të mirë me bamirësitë.

Por kjo lloj gjëje këtu poshtë nuk i ka hije askujt injorant, jo më një hoxhe.

Këta dy njerëz në foto kanë pësuar një hata përtej hatasë.

Si mund t’i marrësh dhe t’i nxjerrësh ashtu në foto dhe të thuash “flasin për herë të parë prindërit e dy vajzave që humbën jetën në aksident dhe u shprehën mirënjohës për fondacionin…”

Çfarë është kjo? Breaking news. Futja dhe një ekskluzive aty.

Këta janë aq të shokuar saqë nuk dinë ku kanë kokën dhe është kollaj t’u shkelësh dinjitetin tani.

Bravo për ndihmën ndaj djalit, por kjo mund të bëhej thjesht dhe me një njoftim.

Ka dinjitet edhe vdekja. Nuk merren njerëzit ashtu për publicitet, se nuk është e hijshme kjo, hiç”, shkruan gazetari.

Lini një Përgjigje