TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2025, 10:44

Socialistët në ‘ankth’ për emrat e qeverisë së re, Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete i shkojnë në zyrë Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Socialistët në ‘ankth’ për emrat e qeverisë

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrë pas pushimeve, duket se ka nisur puna për kabinetin e ri qeveritar.

Sot në kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.

Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.

Brenda 10 shtatorit ai duhet të prezantojë ministrat që do të përfaqësojnë qeverinë “Rama 4”, teksa nëpër korridore flitet se mund të kemi zhvillime të forta si në emra ashtu dhe në formën e ministrive.

 

Lini një Përgjigje