
Një lokal në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Polica dhe zjarrfikësit kanë evakuuar banorët e banesave përreth, të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri. Gjithashtu, për shkak të rrezikut u devijua edhe qarkullimi i automjeteve.
Fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar lëndime, por ka vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B.
Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale", njofton policia.
Lini një Përgjigje