TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2024, 21:58

“Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave, i pistë”, Bushati: Akt vrastar për opozitën!

Shkruar nga Pamfleti

“Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave, i pistë”,

Andi Bushati thotë se ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që praktikisht mbyll listat zgjedhore, duke i bërë vendet fituese ekskluzivitet të kryetarit, është një "pakt i pistë", që forcon pozitat e Ramës në qeverisje dhe të Berishës në PD, por dëmton opozitën.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati e quajti marrëveshjen "vrastare" për opozitën.

"Ky është një pazar dhe zgjedhja që ka bërë opozita është më vrastarja. Ka bërë zgjedhjen që i thotë Ramës, ti mbaj pushtetin, ne kalçifikojmë Saliun si kryetar opozite. Por, duke thënë këtë dhe duke denoncuar këtë pakt të pistë, duhet të them se kjo është vetëm ana e dukshme dhe më e vogël e ajsbergut.

Dua ta nis, të shembulli që dha Arlind Qori, meqenëse jam edhe votues i tij. A do ta imagjinonim ne. që partia të nxirrte një si Jeremy Corbyn nga rradhët e saj dhe populli ta zgjidhte? Nuk ka mundësi, sepse ne nuk kemi sistem demokratik që garanton zgjedhjet. Por, nuk është ky problemi i shqiptarëve. Problemi është që kemi një qeveri të mbyllur që pamë në Kongres. Njerëzit që marrin vendimet për ne, janë lakejt e Edi Ramës. Nuk dimë pse ikën ministri i brendshëm, i financave, etj", tha Bushati.

Lini një Përgjigje