
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se në ditët në vijim do të ketë një operacion të madh nga ana e SPAK.
Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, Karamuço theksoi se operacioni ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë.
“Kryeministri ka informacione se kush nga këta është i paudhë. Duhet të pranojmë që ka një realitet të tillë sepse disa nga këta persona janë të paudhë dhe janë me dy fytyra. Institucionet atë e kanë informuar mirë.
Ata që janë më afër tij e dinë dhe e njohin. Disa prokurorë aty edhe lëvizin. Sonte mund të them që këto ditë do të ketë një operacion të madh që ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë. Unë mund të them që Rama nuk e urdhëron dot SPAK”, tha Karamuço.
Lini një Përgjigje