TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 21:53

“Pati një telefonatë nga fqinji”, Klodiana Lala tregon si policia zbuloi izolimin e familjes nga Jetnor Zhaboli

Shkruar nga Pamfleti

“Pati një telefonatë nga fqinji”, Klodiana Lala tregon si

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili kishte mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Lala zbuloi se denoncimi i parë është bërë nga një fqinj i familjes, i cili i kishte treguar policisë lidhur me dyshimet e tij se diçka po ndodhte në banesën ngjitur.

Sipas dëshmive të tjera të zbuluara nga gazetarja Lala, pasi policia ka mbërritur në banesë, familjarët kanë treguar se nuk kishin çelës të banesës pasi atë e mbante 35-vjeçari.

“Një telefonatë nga një komshi pranë zbuloi se familja në dukje perfekte kishte diçka që nuk shkonte. Ai i drejtohet policisë dhe denoncoi se kishte dyshime se diçka po ndodhte për shkak të  zhurmës. Në momentin që policia ka shkuar në banesë ka konstatuar se aty ndodhej një grua në moshë, bashkëshortja e Jetnor Zhabolit dhe vajza e tij e mitur.

Ata kanë treguar se ishin të mbyllur brenda dhe nuk kishin çelës. Policia ka shoqëruar Zhabollin dhe bashkëshorten e tij”, zbuloi Lala mes të tjerash në intervistën në News 24.

klodiana lala jetnor zhaboli

Lini një Përgjigje