TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 20:24

Balla kërkon hapjen e dosjeve të vjetra në Durrës: Janë 50 ngjarje të rënda që duhen zbardhur

Shkruar nga Pamfleti

Balla kërkon hapjen e dosjeve të vjetra në Durrës: Janë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar rihetim të 50 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qarkun e Durrësit në 30 vitet e fundit.

Balla ka zhvilluar një takim me zyrtarët e policisë së Durrësit për analizën vjetore të kësaj drejtorie.

Ai njëherësh ka kërkuar edhe intensifikimin e punës për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

“Pjesë e analizës sot në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ishte edhe rihapja e dosjeve të vjetra të cilat janë mbi 50 ngjarje të rënda kriminale, por edhe intensifikimi i punës së përditshme të policisë për arrestimin e 560 personave të shpallur në kërkim”, u shpreh Balla.

Ministri Balla tha se gjatë vitit që lamë pas policia ka patur rezultate të kënaqshme në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Megjithatë ai tha se për ngjarjet që janë ende duke u hetuar pritet që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Ndërsa lidhur me proçesin e vettingut në radhët e policisë Balla tha se të gjithë në punën e tyre duhet të orientohen vetëm nga ligji.

taulant balla durres policia

Lini një Përgjigje