TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 20:01

Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me shpejtësi; Tirana “harron” në Turqi ‘Bayraktar’-ët

Shkruar nga Pamfleti
Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me
Droni "Bayraktar"

Edhe pse kryeministri ka dy vite që mburret me ta, ndryshe nga Kosova, në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë dron....

Ballkani po armatoset. Në kulmin e tensioneve në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ndërkombëtarët kanë kthyer sytë nga rajoni ynë, i cili historikisht është cilësuar si një “fuçi baruti”.

Kjo situatë ka bërë që shumë shtete në rajon të shohin mundësinë e forcimit ushtarak, duke blerë armë të reja. Zhvillimi më i fundit erdhi nga Turqi dhe Greqia. SHBA do i shesë Ankarasë 40 avionë F-16, një kërkesë e vjetër kjo e Erdoganit. Por duket se paralelisht me të, Uashingtoni ka kënaqur dhe Greqinë, pasi do t’i japë asaj avionë të gjeneratës më të fundit, F-35.

Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me
F16 dhe F35

Ndërkohë, duke lëvizur drejt Perëndimit, kemi Serbinë që ka forcuar ndjeshëm kapacitet e saj. Pak kohë më parë ajo bleu sisteme ajrore nga Kina, teksa ka vendosur të rrisë dhe buxhetin ushtarak. Po ashtu Serbia mori në Qipro 11 helikopterë luftarakë MI-35P të prodhimit rus.

Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me
MI-35P

Kosova njoftoi blerjen e raketave “Javelin”. Plani është të shpenzohen 75 milionë euro për 264 raketat anti-tank Javelin. Po ashtu Kosova bleu dronë “Bayraktar” në Turqi.

Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me
Raketa "Javelin"

Më herët, Kroacia pranoi një nga 12 aeroplanët luftarakë "Rafale" të prodhimit francez. Të gjithë aeroplanët do të arrijnë deri në vitin 2025. "Rafale" është aeroplan luftarak shumërolësh i gjeneratës 4.5+ me dy motorë.

Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me
Avionët "Rafale"

Shqipëri bleu dy helikopterë në SHBA, por ata do të jenë të fokusuar te emergjencat civile. Forcimi më i madh i ushtrisë sonë janë dronët “Bayraktar” të porositur në Turqi, por ata ende nuk kanë ardhur. Edhe pse kryeministri ka dy vite që mburret me ta, ndryshe nga Kosova, në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë dron. Mësohet se në Turqi po bëhen trajnime për drejtimin e tyre, por nuk dihet se kur do të vijnë.

Avionë, raketa, helikopterë dhe dronë, rajoni po armatoset me
Droni "Bayraktar"|

Por nëse shohim situatën, Kosova dhe Shqipëria janë me kapacitetin më të ulët ushtarak, pasi të vetmet sisteme kanë dronët (Shqipëri ende në pritje). Greqia, Serbia, Kroacia dhe vende të tjera kanë avionë dhe sisteme raketore të fuqishme. /Pamfleti

Lini një Përgjigje