
Gazetari Enton Abilekaj, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetues që miratoi marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, tha se dhënia e dritës jeshilë ishte e pritshëm.
Në një intervistë për “Syri Tv”, Abilekaj u shpreh se në Gjykatën Kushtetuese ka vetëm një anëtare me dinjitet. Teksa shtoi se në Kushtetuese, me një urdhër të Edi Ramës vendosin siç do ai.
Sipas tij edhe miratimi i marrëveshjes me një rezultat 5 me 4 mund të jetë me urdhër të Edi Ramës.
“Ai kontrollon aq në detaje atë gjykatë. Aty ka vetëm një anëtare që është për tu vlerësuar, dhe që vazhdimisht i ka mbështetur qëndrimet e veta me raporte që ne i kemi parë, që nuk merr parasysh shërbimin ndaj pushtetit dhe politikës, por ka përgjegjësinë e detyrës. Të tjerët aty votojnë me sy mbyllur si do Edi Rama dhe ne e kemi parë”, tha Abilekaj.
Sipas Abilekajt ky vendim i hap rrugën shndërrimit të Shqipërisë në një burg për emigrantët.
“Fakti që marrëveshja është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe e Kushtetutës në këtë rast sepse Kushtetuta jonë garanton të drejtat e njeriut, sigurisht që ka shtyre një pjesë të gjyqtarëve që të zgjedhin këtë herë të drejtën e njeriut, jo qeverinë. Një vendim i cili i hap rrugën shndërrimit të Shqipërisë në një burg për emigrantët.
Një vend që prodhon emigrantë, që duhet të interesohet për të drejtat e emigrantëve në Europë që të drejtat e emigrantëve të jenë minimalisht si ato që janë në Gjermani, vendos që të krijojë një burg të ngjashëm me atë të BB Stockholm-it në Angli”, tha Enton Abilekaj.
Lini një Përgjigje