
Sekretariati i Etikës pas shqyrtimit të kërkesës së marrë nga PS-ja, vendosi të përjashtojë 19 deputetë të opozitës nga punimet e Kuvendit.
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 20 ditë deputetin Ervin Salianji, ndërsa 18 deputetë të tjerë të opozitës janë lënë jashtë Kuvendit për 10 ditë. Përjashtimi i tyre vjen pas trazirave të shkaktuara në seancën e fundit plenare, si dhe për kaosin e shkaktuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Deputetët të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.
Kjo është hera e parë që Sekretariati i Etikës ka përjashtuar një numër kaq të madh deputetësh të opozitës, që nga nisja e aksionit të grupit të Rithemelimit.
Kujtojmë se PS kërkoi më herët përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Në shkresën drejtuar Sekretariatit të Etikës thuhej se ligjvënësit e opozitës bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të pajisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.
Gjithashtu ata bllokuan dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.
Sekretariati i Etikës pas shqyrtimit të kërkesës së marrë nga PS-ja, vendosi të përjashtojë 19 deputetë të opozitës nga punimet e Kuvendit./Pamfleti
Lini një Përgjigje