TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 19:01

“Ndaj Berishës po bëhet padrejtësi”, Murrizi akuza SPAK-ut dhe thirrje për protesta: Ta rrezojmë këtë sistemin diktatorial!

Shkruar nga Pamfleti

“Ndaj Berishës po bëhet padrejtësi”, Murrizi akuza

Në tubimin e sotëm të demokratëve poshtë banesës së ish kryeministrit Berisha, ishte prezent edhe ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili gjatë fjalimit të tij ju kërkoi mbështetësve të ngrihen në protesta masive.

Murrizi hodhi një sërë akuza ndaj drejtësisë së re dhe SPAK-ut, të cilat sipas tij po vendosin një tjetër regjim diktatorial në Shqipëri. Ish deputeti deklaroi se masa e marrë ndaj Berishës, është një padrejtësi e një sistemi të kapur.

Më tej Murriz kërkoi nga deputetët e Rithemelimit që të nisin organizimet që nga baza për të dal në një protestë masive më 20 shkurt.

Unë nuk jam këtu për kauza të mëdha, por jam këtu si shpirt opozitari në mbështetje të qytetarit Sali Berisha, të deputetit Sali Berisha dhe të kryetarit Sali Berisha.

Jam aty ku duhet të jetë opozita për të mbështetur çdo qytetar të këtij vendi, opozitar me qeverinë sepse opozita nuk ka mision tjetër përveçse të përkrahë të pamundurin. Ndaj jam sot këtu se shoh që Sali Berishës i është bërë një padrejtësi dhe kur padrejtësi vjen nga organet që duhet të japin drejtësi, kjo nuk është më demokraci, por diktaturë.

Edhe regjimi bastard i Enver Hoxhës nuk vrau 6 mijë shqiptarë me firmë të Enverit dhe as me vendim të Byrosë Politike, por përmes gjykatave dhe prokurorëve. Prokuror i Përgjithshëm ishte Rrapi Mino, sot kemi Rrapi Krajën. Kryetar gjykate ishte Aranit Çela, sot kemi partizan Sokol Sadushin. Edhe regjimet diktatoriale e shesin veten dhe luajnë përmes drejtësisë.

Unë i përkas mijëra qytetarëve që në vitet ’90 kemi dalë me dy gishtat lart për të kërkuar e duam Shqipërinë si Europa, e duam Shqipërinë si Amerika.

Askush nga ne nuk e kishte menduar se 34 vite më pas, do kishim kryetar të Gjykatës së Lartë, prokurorin e Enverit, Sokol Sadushit, zëvendëskryetar hetuesin e Krujës, Ilir Panda.

Do kishim shef të SPAK, hetuesin e Shkodrës, Arben Kraja. Do kishim kampion drejtësie, një kokërr hajduti, hetuesin e Shkodrës, Dvorani.

Kjo qenka drejtësia e re? Me fytyra të vjetra. Me ata që u kanë shkulur thonjtë qytetarëve shqiptarë dhe kanë pushkatuar 1200 qytetarë pse kanë tentuar të kalojnë telat me gjemba të diktaturës për të shkuar në vendet e Perëndimit për jetë më të mirë”, tha Myslim Murrizi.

murrizi spak

Lini një Përgjigje