
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për vetëvrasjen e nënkomisarit, Arben Pjeçi pas pezullimit nga detyra si dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen e tij.
Balla tha se si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ashtu dhe AMP po kryejnë verifikimet e tyre për ngjarjen.
Ministri tha se nënkomisari nuk ishte ankuar për vendimin e dhënë ndaj tij dhe se Policia e Shtetit ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate.
“Prej atij momenti të parë, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm, kemi bërë të gjitha verifikimet tona, edhe si koleg, por edhe si qytetar, se kush janë shkaqet që e kanë çuar në atë vendim. Të them të drejtën nuk na dha mundësinë që ta merrnim në konsideratë një ankesë prej tij, qoftë për faktin që Policia e Shtetit ka qenë e detyruar të zbatojë një vendim gjykate. Por na duhet një përkujdesje më e madhe dhe një komunikim më i hapur dhe më miqësor me çdo punonjës Policie në të gjitha nivelet për të kuptuar në fakt edhe problematika të tjera, që ndoshta nuk lidhen me punën e policisë, edhe një qasje tjetër të shërbimit me psikolog”, tha Balla.
Nga Durrësi ku zhvilloi një takim me zyrtarët e policisë, Balla tha se punonjësit e policisë janë ata që nuk kanë asnjëherë orar ndaj dhe ministri do i japë zgjidhje çështjes së pagesave të tyre.
Lini një Përgjigje