
Pas tërheqjes së SHBA, duket se BE ka shtuar mbikëqyrjen dhe asistencën ndaj sistemit të drejtësisë. Sot ka ardhur në Tiranë, komisionerja për zgjerim Marta Kos.
Përveç takimeve në nivel politik, ajo për më shumë 60 Minuta është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Komisionerja ka pritur në selinë e BE kreun e SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.
Komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.
"Një takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë Shqipërinë dhe Evropën e sigurt. Përgëzova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetjen e vendosur të BE-së për rolin e tyre dhe metodat e punës, veçanërisht për SPAK-un. Është e rëndësishme të angazhohemi në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe funksional, por edhe më shumë të rrënjosim respektin e shtetit të së drejtës", shkruan ajo.
Lini një Përgjigje