TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2025, 16:18

Lista e kandidatëve, “shpërthen” Romeo Kara: Disa prej tyre janë banditë që duhej të ishin në burg, SPAK të nisë arrestimet para 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Lista e kandidatëve, “shpërthen” Romeo Kara: Disa prej

Juristi Romeo Kara ka reaguar pas publikimit të listëve të kandidatëve nga partitë që do të garojnë më 11 maj.

Sipas tij, aty ka njerëz që sot duhej të ishin pas hekurave. Juristi i ka bërë thirrje SPAK-ut q të veprojë para zgjedhjev që ata të mos fshihen pas mandatit të deputetit.

SPAK-u duhet të arrestoje të gjithë banditët, të cilët i ka prek kohesh nen hetim, për të cilët faktet dhe provat janë mbledhur prek kohesh dhe t'i paraprije fshehjes se tyre pas mandatit dhe imunitetit të deputetit.

Zullumqaret kanë vetëm një qellim, të shmangin sa më gjatë përballjen me drejtësinë nëpërmjet mbajtjes peng të pushtetit, opozitës, medias, drejtësisë etj.

Ky popull nuk mund të ç'nderohet përjetësisht, duke lejuar pengmarrësit të përjetësojnë sundimin e tyre mbi të.

Është koha ta shohim të vërtetën në sy dhe t'i drejtohemi vetëm parimeve dhe vlerave hyjnore, zbatimi i te cilave do të jetë e vetmja garanci për dinjitet e progres”, shkruan ai.

 

 

 

Lini një Përgjigje