TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2025, 11:55

Apeli i GJKKO la në burg Veliajn, avokati Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të ndryshojë masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO la në burg Veliajn, avokati Haxhia: Presim nga Gjykata e

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në përfundim të seancës, avokati Maks Haxhiaj u shpreh se organi i akuzës nuk paraqiti asnjë provë të re, ndërsa tha se shpreson që të jetë Gjykata e Lartë ajo që do të vendosë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.

Sipas tij “Arresti me burg” është një masë absurde kur subjekt i saj është persona që është zgjedhur 3 herë nga qytetarët si kryetar bashkie.

"Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm.

Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në GJL dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë", tha avokati.

 

Lini një Përgjigje