TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2025, 18:59

Skandalet në Sarandë vazhdojnë: Si xhambazi Nasip Hoxha mbylli sytë ndaj zaptimit të pronës publike

Shkruar nga Pamfleti
Skandalet në Sarandë vazhdojnë: Si xhambazi Nasip Hoxha mbylli
Abuzimet e Nasip Hoxhës

Në vend që të ndëshkonte abuzuesit, Nasip Hoxha ka mbajtur një qëndrim të dyshimtë dhe të heshtur ndaj këtij skandali...

Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pronën publike dhe korrupsionit shtetëror ka dalë në dritë në Sarandë, ku drejtori i dikurshëm i IMT-së, Nasip Hoxha, akuzohet për mbrojtje dhe tolerim të hapur të shkeljeve urbanistike.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, lokali “Fast Food Kasandro” ka zaptuar dhe shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pronën publike për vite me radhë, ndërsa Nasip Hoxha ka zgjedhur të mbyllë sytë dhe të mos ndërhyjë.

Shkeljet që Hoxha ka toleruar për vite me radhë

Grabitje e tokës shtetërore – Sipërfaqja publike është kthyer në magazinë dhe bazë biznesi, ndërsa IMT nuk ka marrë asnjë masë.

Ndërtim mbi kabinën elektrike – Lokali ka ndërtuar një strukturë mbi një kabinë elektrike, një situatë e rrezikshme për qytetarët. Hoxha? Asnjë veprim!

Ndotje dhe abuzim mjedisor – Gatimi i mishit bëhet në kushte abuzive, duke ndotur zonën, veçanërisht në verë. Hoxha nuk ndjeu as erën!

Zgjerim abuziv i biznesit – Sipërfaqja e lokalit është rritur 5-6 herë më shumë, duke përfshirë dhe një apartament privat. Hoxha i ka duart plot, por jo me punë!

Favorizim nga shteti – gjatë rikonstruksionit të trotuareve, fondet publike u përdorën për të shtruar zonën e zaptuar nga lokali. Hoxha s’pa asnjë gjë!

Bllokim i hapësirës publike – Në sezonin turistik, lokali pushton trotuarin me tavolina dhe karrige, duke detyruar qytetarët të ecin në rrugë. Hoxha, si gjithmonë, asgjë!

Afera që duhet hetuar urgjentisht.

Në vend që të ndëshkonte abuzuesit, Nasip Hoxha ka mbajtur një qëndrim të dyshimtë dhe të heshtur ndaj këtij skandali. A është ky një rast i izoluar apo pjesë e një skeme më të gjerë korrupsioni dhe bashkëpunimi me bizneset e paligjshme?

Qytetarët kërkojnë hetim dhe përgjegjësi për këtë skandal. A do të mbetet edhe kjo çështje në harresë, apo institucionet do të guxojnë të ndëshkojnë një prej njerëzve që ka lejuar shkatërrimin e hapësirave publike në Sarandë? /Pamfleti

Lini një Përgjigje